Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se partia e mbështetë propozimin që qytetarët të cilët kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit, të mund të votojnë Bëhet fjalë për 100 mijë qytetarë që nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, dhe kanë pasaportë me emrin e vjetër kushtetues, e cila gjithashtu është e pavlefshme.
“Po, është duke u diskutuar, si duket Ministri i Brendshëm nuk e di, që nga fundi i vitit të kaluar punojnë grupet e punës në Kodin zgjedhor, për një zgjidhje që të ketë dispozitë në Kodin zgjedhor, që t’i lejohet çdo qytetari të mund ta shfrytëzoj të drejtën e votës”, tha Dimitar Kovaçevski.