SHGM-ja përmes komunikatës ka mbështetur përpjekjet e gazetarit Marjan Nikolovski, Kryeredaktorit dhe themeluesit të portalit religija.mk, për raportimet kritike për çështje religjioze në dobi të interesit publik.
SHGM-ja ashpër ka dënuar tentativat e autoriteteve kishtare për ta heshtur gazetarinë kritike dhe lirinë e shprehjes.
“I shprehim mbështetjen tonë gazetarit Marjan Nikollovski dhe të gjithë gazetarëve që përballen me presione të panevojshme në kërkimin e gazetarisë së vërtetë dhe profesionale. Ne i bëjmë thirrje KOM AO-së dhe udhëheqësisë së saj që të angazhohen për dialog të hapur dhe konstruktiv me komunitetin mediatik, duke pranuar se një angazhim i tillë është thelbësor për përmirësimin e shoqërisë në tërësi” – thuhet në komunikatën e SHGM-së.
Ndryshe, në vend të padisë në gjykatën civile – gjykata kishtare dëshiron të miratojë vendimin për shkrimet kritike të gazetarit Marjan Nikolovski.
Ai është ftuar të hënën që të paraqitet para gjykatës kishtare, për shkak se, sic thuhet në ftesë, ka shkaktuar urrejtje tek besimtarët, kurse I ka vënë në rrezik anëtarët e Sinodit të KOM – AO.
Nikolovski është ftuar të prezantojë dëshmi për shkrimet e tij, kurse ato të shqyrtohen nga prokurori kishtar./KlanMacedonia