Ekipi i ARMV-së: Jemi duke dhënë maksimumin – mbetemi derisa ka nevojë

DREJT TURQISË DËRGOHET KONTIGJENTI SHTESË I ARMV-së

Ekipi i Armatës së RMV-së që gjendet në qytetin Kahramanmarash pandërprerë është i angazhuar në aktivitetet për kërkimin e terrenit, për gjetjen dhe tërheqjen e të mbijeturave eventual që gjenden nën rrënojat.

Përmes një video të dërguar nga vendngjarja, sic njofton KlanM, shihet se si pjesëtarët e Armatës janë duke zhvilluar operacione kërkim shpëtimi në zonën më të goditur nga tërmeti katastrofal.

“Jemi duke dhënë maksimumin me shpresë se do të arrijmë të nxjerrim të gjallët nën rrënoja. Do të mbetemi këtu derisa ka nevojë dhe vazhdojnë që profesionalisht t`i kryejmë detyrat me qëllim që të shpëtojmë sa më shumë jetë dhe ta tregojmë solidaritetin tonë për Turqinë” – thotw njw pjeswtar i ARMV-sw nw operacionin e kwrkim shpwtimit.

Një kontigjent shtesë prej 36 pjesëtarëve të Bataljonit për forca speciale të trajnuar për operacione të kërkim – shpëtimit nën rrënoja, sic njofton KlanM, është nisur sot nga Shkupi për në Turqi ku do të merr pjesë në aksionet humanitare në rajonet më të goditura nga tërmeti

Ekipi I ARMV-së, në Turqi dërgohet pas vendimit të Qeverisë për ndihma shtesë për Turqinë me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share