Projekti fundit i organizatës “Handi Mak” në Komunën e Sarajit | Emisioni Happy Day

Në shkollen “Faik Konica” Radushë në Komunën e Sarajit për herë të parë u hap një kënd i lojërave inkluziv që është i adaptuar edhe për nxënës me nevoja të posaçme.

E për të folur më gjërësisht rreth kësaj teme në emisionin e mëngjesit “Happy Day” në Klan Maqedoni ishte i ftuar Adem Idrizi i cili për KlanM deklaroi se kjo ka qenë iniciativa e dhjetë me rradhë në kuadër të projektit, për të përmirsuar kushtet për të gjithë nxënësit, por e para në Komunën e Sajarit.

“Saj përket këndit të lojrave inkluzive ky ka qenë këndi i dhjetë i realizuar në kuadër të projektit dhe i pari në komunën e Sarajit. Investimet i bëjmë së bashku me komunitetin e biznesit, rast specifik është te shkolla e Sarajit, pasiqë kishim një atmosferë shumë pozitive dhe një ndër kriteriumet që kush mund të konkurojë për grantet është edhe numri i bursistëve që kemi. Në shkollën Faik Konica kemi tre nxënës që marrin bursa nga projekti jonë. Në këtë shkollë hasëm në ambient shumë mikpritës”, deklaroi Adem Idrizi.

Këndi i lodrave në shkollën Faik Konica është realizuar me ndihmë e organizatave joqeveritare, fonacioneve dhe Bashkimit Evropian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share