Program Kulturor për frankofoninë gjatë muajit mars do të ketë filma francezë dhe koncerte

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Cyril Baumgartner, ambasadorja zvicerane Veronika Ulman dhe drejtori i Institutit Francez në Shkup, Igo Beshtel, njoftuan sot se Frankofonia do të festohet në Shkup me filma, koncerte dhe gastronomi. Festa do fillojë nga 1 marsi dhe do të zgjasë deri në fillim të muajit prilli

Në prezentimin e programit, ambasadorët dhe drejtori i Institutit francez në Shkup, diskutuan edhe për vlerat universale të Frankofonisë, të cilat zbatohen jo vetëm për kombet që janë anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, por edhe në të gjitha kombet që konsiderojnë solidaritetin, paqen, demokracinë, gjuhën frënge dhe të drejtat e njeriut si vlerat më të rëndësishme shoqërore.

“Gjuha frënge flitet nga rreth 320 milionë njerëz në botë. Por gjuha frënge nuk është vetëm gjuhë e Francës, por edhe e vendeve të tjera. Partnerët tanë për Frankofoninë në Shkup janë ambasadat e Zvicrës, Rumanisë, Greqisë, Shqipërisë, konsujt e nderit të Belgjikës dhe Luksemburgut” – tha Cyril Baumgartner, ambasadori i Francës në Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Manastir më 4 prill do të ketë një mbrëmje franceze me festival xhazi me treshen e Nikola Gardel.

88 vende janë anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, në të cilën Maqedonia është anëtare e plotë që nga viti 2006. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share