Lahutarja e vetme mes maleve

Lumturije Nonaj është e vetmja grua lahutare në merr pjesë dhe festivale. Prej 20 vitesh nuk e ka hequr lahutën nga dora. Që kur e ishte e vogël vendosi që të trashëgonte traditën e familjes së saj. Në shtëpinë e saj ruan disa lahuta, jo vetëm ajo por edhe anëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Lahutën e quan mbretëreshën e veglave. Lumturija thotë se se ky instrument për t’u ruajtur duhet edhe të prodhohet nga rapsodët. Ajo vetë ka bërë dy të tilla. Njëra prej lahutave që ka në shtëpi është origjinale si ajo e trashëguar ndër shekuj.

Që nga viti 2004 merr pjesë rregullisht në aktivitete kulturore, përfshirë edhe festivalin folklorik të Gjirokastrës. Lumturija thotë se e ruan traditën jo për para, por nga dëshira. Ndihet krenare që është vlerësuar me çmime dhe dekorata, të cilat i ka të varura në banesën e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të veçantë ka edhe zërin, ndërsa ka një repertor të pasur me këngë. Ndihet keq që në festivale është e vetmja grua që i bie lahutës. Interesimi për ta mësuar instrumentin karakteristik të veriut të Shqipërisë është i ulët.

Hapin më të rëndësishëm vlerëson nismën për ta përfshirë lahutën si pasuri e UNESCO-s. Lumturija shpreson që edhe kjo vegël muzikore të ketë fatin e xhubletës.

Në mënyrë që edhe brezi i ri të nxitet ta mësojë lahutën, promovimi i saj bëhet edhe me mbështetje financiare nga autoritetet.

Përpjekjet për futjen e lahutës në UNESCO janë drejt finalizimit.  Ministria e Kulturës po rishikon të gjithë punën studimore. Studimi ka nisur në vitin 2019 dhe është shtrirë në veriun e vendit./Klan News/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share