Profesorët e Universitetit të Tetovës realizojnë trajnime me kuadrin e arsimit fillor dhe të mesëm për avancimin e kompetencave profesionale

Profesorët e Universitetit të Tetovës me sukses janë duke vijuar me realizimin e trajnimeve për zhvillimin dhe avancimin e kompetencave profesionale të kuadrit edukativo-arsimor. Deri më tani në trajnim kanë marrë pjesë mbi 800 mësimdhënës dhe mbi 200 pjesëmarrës nga shërbimet profesionale të shkollave fillore dhe të mesme nga qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veirut. Trajnimet në fjalë realizohen në Tetovë, Shkup, Manastir, Gostivar, Ohër, Dibër, Kumanovë, Prilep, Veles, Koçan, Shtip, Kavadar, Radovish, Kriva Palankë, Demir Hisar, etj.

Trajnimet për zhvillimin dhe avancimin e kompetencave profesionale të kuadrit edukativo-arsimor organizohen në kuadër të gjashtë programeve të akredituara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, edhe atë: Edukimi në kontekst bashkëkohor (Zhvillimi i shkathtësive socio-emocionale); Zhvillimi i aftësive sociale dhe i vetëbesimit tek nxënësit, përballja me sjelljet problematike dhe krijimi i një klime pozitive socio-emocionale në klasë; Mësimdhënie për zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësve; Barazia gjinore dhe ndjeshmëria gjinore në shkollë; Mësimdhënia e bazuar në qasjen e zgjidhjes së problemeve dhe Dizajnimi i testeve objektive të diturive. Përndryshe, trajnimet kanë filluan në 15 qershor dhe do të përfundojnë më 31 gusht 2023./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share