Procesi i tretjes/ Sa kohë i duhet trup që ta përpunojë ushqimin në energji?

Tretja është një funksion jetësor që ndihmon në transformimin e ushqimit në energji të nevojshme për aktivitetet e përditshme. Kjo procedurë komplekse mund të zgjasë nga 24 deri në 72 orë, varësisht nga lloji dhe sasia e ushqimit të konsumuar, si dhe nga faktorë të tjerë si metabolizmi dhe aktiviteti fizik.

Produktet e mishit, për shembull, përmbajnë proteina komplekse që kërkojnë deri në tre ditë për t’u tretur plotësisht, për shkak të aminoacideve që ato përmbajnë.

Nga ana tjetër, produktet e bulmetit si qumështi dhe djathi, janë më të lehta për t’u tretur, duke u shpërbërë në stomak brenda 30 minutave deri në dy orë, falë enzimave që ndajnë yndyrnat dhe proteinat.

Frutat dhe perimet janë më të thjeshta për t’u tretur, me shumicën që kërkojnë më pak se një ditë për t’u përpunuar nga trupi. Perimet me përmbajtje të lartë niseshteje si patatet mund të kërkojnë pak më shumë kohë, ndërsa ato të gatuara treten më shpejt për shkak të ndikimit të gatimit në fibrat e tyre.

Karbohidratet, si drithërat dhe buka, variojnë në kohën e tretjes nga 15 minuta deri në tre orë, vartësisht nga përmbajtja e fibrave që ato kanë. Produktet me drithëra të plota, të pasura me fibër, kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u tretur.

Mjekët rekomandojnë konsumimin e frutave dhe perimeve të freskëta për të rinjtë, ndërsa ato të gatuara në avull ose furrë janë më të përshtatshme për të moshuarit, për të ndihmuar në tretjen e lehtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share