Proceset për Qeverinë teknike: Mickoski nuk pret tensione në Kuvend!

“NUK DO TA VOTOJMË QEVERINË TEKNIKE”

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk pret që nesër të ketë tensione në Kuvend me votimin e qeverisë teknike, sipas tij, edhe ligji edhe kushtetuta janë të qarta dhe nuk lejon cënim të procesit, edhe pse hedh dyshime te partia në pushtetë duke aluduar se janë në gjendje të bëjnë gjithçka.

”Nuk pres tensione tash, me keto njerëz gjithçka është e mundur, nuk pres diçka që mund ta dëmtoj procesin, ligji është i qartë kushtetuta është e qartë” – tha Hrisijan Mickoski.

Mickoski edhe njëherë përsëriti qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë qeverinë teknike. Ai nuk pret ndryshim as nga Kryeministri teknik Talat Xhaferi, por, sic tha, vazhdimin e poltikave të këqia edhe në 100 ditët e ardhshme.

“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq” – tha Micksoki.

Lidhur me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI në të ashtuquajturën Fronti Evropian, sipas Mickoskit ky është një koalicion krimi, dhe në të nuk ka asgjë evropiane. Mickovski shprehet i bindur se pas zgjedhjeve parlamentare ky Koalicion do të mposhtet duke i inkurajuar që të bëjnë reforma në parti që pas katër të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe të ofrojnë diçka më specifike dhe konkurruese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share