Problemi me dokumentet personale/ Naser Ziberi: Po shkelen të drejtat e qytetarëve për procesin e votimit

Avokati i Popullit vazhdimisht pranon ankesa të parashtruara nga qytetarët për problemin me nxjerrjen e dokumenteve personale. Në brifing për mediat, Avokati i popullit, Naser Ziberi tha se qytetarët paraqesin probleme të ndryshe për marrjen e dokumenteve personale, por theksoi se një nga problemet më të mëdha është qëndrimin për një kohë të gjatë të dokumenteve në depot e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Pjesa e parë ka të bëj me problemin e mos marrjes së dokumenteve, të cilat e kanë kaluar teknologjinë e dhënies së tyre. Është bërë pra caktimi i terminit, është përfunduar fotografimi, është bërë përpunimi, është dhënë leja e dhënies dhe rrinë nëpër depot e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qofshin ato dokumente të udhëtimit, pasaporta, letra njoftimi, leje qarkullimi, patenta shoferi etj”, deklaroi Naser Ziberi.

Ziberi deklaroi zyrtar e Avokatit të Popullit kanë organizua një grup i cili do merret me ankesat e qytetarëve. Ai shtoi Ombudsmani dhe MPB punojnë që qytetarët të cilët kanë nevojë të udhëtojnë për shkaqe shëndetësore, shkaqe studimi, shkencore, sportive, dhe afarizmiti, dokumentet e udhëtimit ti sigurojnë sa më shpejtë që është e mundur. Problem tjetër të cilin e ngriti Ziberi është edhe çështja e rrezikut ku numër i madh i qytetarëve mund të humbin të drejtën e votimit, si pasojë e mungesës së dokumenteve personale.

“Vetë kryeministri teknik paralajmëroj se ky problem mund të jetë shumë serioz dhe përmendi edhe shifër prej 100.000 qytetarëve, të cilët kanë 18 vjet ose do të jenë deri në datën e votimit. Ata nuk kanë letërnjoftim, nuk kanë as pasaportë ose kanë pasaportë por që është me formularin e vjeter”, tha Ziberi.

Avokati i Popullit i bëri apel Qeverisë që në një nga mbledhjet e ardhshme ta trajtojë këtë problem dhe ti jap prioritet qytetarëve të cilët nuk posedojnë dokumentet me emrin e ri të vendit. Ai potencoi se MPB-ja duhet ta zbatoj nenin 7 të ligjit për letërnjoftimet, ku parashihet se qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të marrin letërnjoftimet pa afat./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share