Eurodeputeti bullgar me provokime në Kuvendin e RMV-së

JORDANOV: NË RMV S`KA ATMOSFERË PËR NDRYSHIME KUSHTETUESE

“Goce Dellçevi është bullgar” kurse “Vëllezërit Milladinovi kanë publikuar këngë popullore bullgare e jo maqedonase”. Në këtë mënyrë Eurodeputeti bullgar dhe ish-Ambasadori në Shkup, Aleksandar Jordanov, nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka provokuar duke shkaktuar reagime nga deputetët e vendit, gjatë takimit të Komitetit të Përzier Parlamentar RMV – BE, njofton KlanM.

Jordanovi, I cili është anëtar i koalicionit bullgar GERB-SDS dhe grupit të partive popullore, sic njofton KlanM, gjatë debatit ka theksuar se në Maqedoninë e Veriut diskriminohen qytetarët që deklarohen si bullgarë dhe se nuk ka atmosferë për ndryshime kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo nuk është vetëm çështje e raporteve Bullgari – RMV, por çështje e të drejtave të njeriut dhe vlerave. Duhet ta dini historinë. Është disiplinë e përjetshme. Goce Dellçevi disa herë është deklaruar si Bullgar” – tha Aleksandar Jordanov, eurodeputet bullgar.

Deklarata e këtillë ka revoltuar deputetët e Maqedonisë së Veriut. Sonja Mirakovska që ka udhëhequr Komitetin e Përzier, sic percjell KlanM, qëndrimin e këtillë e ka quajtur joshembullor.

“Shumë deklarata të politikanëve bullgar nuk ndihmojnë t`i bëjmë ndryshimet kushtetuese. Askush s`mund të na akuzojë për diskriminim të pakicave etnike. Unë shpresoj se të gjithë maqedonasit në të gjitha vendet do ta kenë të drejtën e tyre për vetëvendosje” – tha Sonja Mirakovska, bashkëkryesuese e KPP.

Ka reaguar edhe Aleksandar Nikolovski nga VMRO-DPMNE.

“Asnjë vend nuk ka qenë i kushtëzuar me dikata të këtillë që të pranohet intepretimi i njëanshëm i historisë që rezultoi që 85% e Maqedonasve të jenë kundër propozimit francez që mundësoi një pozitë të këtillë në negociatat me Bullgarinë. Politika e këtillë e Sofjes prodhon vetëm kundërefekte, pasi askush nuk dëshiron të nënçmohet” – tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Komiteti i Përzier, sic njofton KlanM, do të diskutojë edhe për masat për ballafaqim me ndotjen dhe krizën energjetike, pas çka pritet miratimi i rekomandimeve dhe Raporti për Dialogun Zhan Mone. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share