Problemet në qytetin e Shkupit do të vazhdojnë, Arsovska: Fajtorë për këtë gjendje është VMRO-ja dhe vetëm VMRO-ja

Fajin për kaosin në qytetin e Shkupit sipas të pares së këtij institucioni e ka partia e Mickosit. Ajo rikujtoi Kryeministrin se premtimet për zgjidhjen e këtij problemi dhe blerjen e autobusëve të rinjë e kanë dhënë së bashku.

Të gjithë janë fajtorë përveç Danella Arsovskas, ky është konkluzioni që mund të nxirret pas paraqitjes publike të kreut të qytetit të Shkupit, e cila dje zhvilloi takimit me kryeministrin Mickoski. Arsovska fajsoi këshilltarët e VMRO=DPMNE-së se janë duke e bllokuar punën e qytetit që nga viti 2022.

Shton se plani i sajë për rregullim të problemeve që u dorëzua dje para Mickoskit dhe ministrit të vetëqeverisjes Lokale nuk u pranua edhe pse i njëjti ishte argumentuar dhe I qëndrueshëm.

“E mirë është ajo që Mickoski po mundohet ti përmirësojë gabimet e bashkëpartiakëve të tyre, mirë bëri që pranoi takim, por për fat të keq, pas takimit të djeshëm që ne shpresuam se do të jetë i sinqertë dhe do të shërbejë për të krijuar ndonjë raport miqësorë në të mirë të qytetarëve të Shkupit, ajo më shumë ngjau në cirk politik që shërbenë për të mbuluar dështimet e politikave shtetërore dhe për përftime politike. Ja thash edhe Mickoskit dje, unë nuk kam ambicje politike, dhe mendova se ky nuk do të ishte qëllimi i tyre por ajo që edhe ju e patë dje ishte se në konferencë vetëm u tentua përfitimi i pikëve politike dhe hedhje e fajit deri tek ai që nuk i takon”, tha Arsoska

Ajo pretendon se ka qënë kryetarja më e sukseshme deri në vitin 2022 kur bashkëpunonte me VMRO-në, por nga momenti kur funskionarët e kësaj partie u shkarkuan pasi u kapën sic tha ajo me “gishta në mjaltë” ndryshoi gjithçka.

“Propozuam seancë të jashtëzakonshme në të cilën këshilltarët do të votojnë programin e punës së Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” vendim të cilin tash e shtatë muaj nuk e sjellin. Dorëzuam edhe plan për blerjen e eko-autobusëve edhe atë, ofruam që këshilltarët të formojnë komision për prokurimin dhe blerjen e këtyre autobusëve dhe ta monitorojnë të gjithë procesin kurse unë vetëm ta nënshkruaj. Kjo zgjidhje është ofruar tashmë dy vite në çdo seancë të këshillit, nuk ka asgjë të re”, deklaroi e para e qytetit.

Arsovska gjitashtu ka akuzuar Qeverinë se nuk është duke I paguar rreth 8 milion euro borxhë që I ka qutetit të Shkupit.

“Problemi me ndërmarrjen për transport public është i komplikuar. Është i komplikuar sepse 8 milionë ka borxh të cilin Qeveria nuk e ka paguar. Vitet e kaluara ka pasur edhe nga 15 milion euro dotacione direkte për transport publik, ndihmë nga Qeveria. Tani e 4 vite nuk ka asnjë denarë dotacion nga Qeveria”, tha Arsovska.

Ndryshe, dje në Qeveri u mbajt takim mes kryeministrit dhe të pares së qytetit. Pas përfundimit të takimit nga Qeveria dolën me qëndrim se janë edhe më të shqetësuar sepse sipas tyre Arsoska nuk ka dhënë asnjë zgjidhje por thanë se njëra nga mënyrat për tu zgjedhur problemet është edhe dorëheqja e sajë nga posti që bartë.  Qeveria I dha afat të ri deri të enjten Arsovskë që të dal me plan konkret për zgjidhejn e problemeve në kryeqytet. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share