Mariçiq: RMV-ja mori raport pozitiv vjetor nga KE-ja

Maqedonia e Veriut dje mori Raport vjetor pozitiv nga Komisioni Evropian për vitin 2022. Kemi reforma të qëndrueshme, progress dhe para nesh janë mundësi të reja – deklaroi Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e përbashkët për media me Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

Sipas Zv/Kryeministrit Bojan Mariçiq, RMV-ja në klasterin “vlera fundamentae” qëndron më mirë në rajon, klister ky që është më I rëndësishëm për dinamikën e negociatave, por sic tha, edhe në klasterin “resurse, bujqësi dhe kohezion”.

“Kemi një vazhdimësi stabile në gatishmërinë e përgjithshme të vendit që duhet të paraqesë nxitje shtesë për ne nga sot e deri në Raportin e ardhshëm të KE-së. RMV-ja ishte e para në rajon që iu bashkangjit të gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave restrictive që lidhen me agresionin rus në Ukrainë, me arritjen e harmonizimit 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ky hap tregon se vendi është një partner kredibil I BE-së” – tha Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq.

Ambasadori I BE-së në Shkup, Dejvid Gir, deklaroi se procesi I skriningut duhet të shkojë paralelisht me reformat dhe në zbatimin e tyre duhet të kyçen të gjithë, pa përjashtime.

“Procesi I skriningut duhet të shkojë paralelisht me procesin e reformave. Kjo nuk është vetëm punë e qeverisë, por e të gjithëve, qeveisë, opozitës, pushtetit lokal, biznesit dhe qytetarëve” – tha Euroambasadori, Dejvid Gir.

Duke komentuar punën e Kuvendit, Gir tha se duhet të kufizohet procedura e miratimit të ligjeve për shkak se një pjesë e madhe e ligjeve nuk janë miratuar.

Ambasadori I BE-së, Dejvid Gir, duke komentuar hapjen e shoqatave bullgare, tha se vendi ka dosje të mirë me respektimin e bashkësive pakivë dhe se MPJ-ja qartë tregoi se linja është tejkaluar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share