Mickovski: Në Bllagoevgrad do të shkojë për të mbështetur vëllezërit tanë andej kufirit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para manifestimit të sotëm në hotel Hilton “Dialogu politik i PPE-partitë nga rajoni”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se do të shkojë në hapjen e klubit maqedonas në Blagoevgrad.

“Të mbështesin maqedonasit në Bullgari, të dihet se Maqedonia qëndron pas tyre dhe se VMRO-DPMNE nuk do të dorëzohet dhe do t’i mbrojë interesat e tyre. Ne nuk kemi qëndrim antibullgar, kemi qëndrim pro maqedonas. Pres që të kalojë në frymën e miqësisë mes dy popujve maqedonas dhe bullgarë. Ne do të shkojmë atje për të mbështetur popullin tonë në Bullgari, për të dhënë mbështetje si VMRO-DPMNE, unë si kryetar i partisë më të madhe politike, për t’i inkurajuar ata që shteti i tyre amë Maqedonia qëndron prapa tyre dhe se do të mbrojë interesat e tyre dhe se ne si VMRO-DPMNE nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga vëllezërit tanë në atë anë të kufirit, tha Mickoski”.

Organizata politike “OMO Ilinden Pirin” pas së cilës për dekada me rradhë qëndrojnë një grup Maqedonasish në Greqi, në rrjetet sociale ka publikuar se në fund të muajit kryesisht me 30 tëtor do të hapin klub maqedonas në Bllagoevgrad, me emrin “Nikolla Vapcarov”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share