Problemet me arinjtë – si të zgjidhet çështja?!

TAKIM KOORDINATIV NË QMK, A DUHET TË TRANSFEROHEN NË PJESË TJERA TË VENDIT?

Autoritetet e Qendrës për Menaxhim me Kriza kërkojnë zgjidhje lidhur me problemet e paraqitura me arinjtë në pjesën jugperëndimore të vendit, veçanërisht pas disa inicidenteve që ndodhën në Komunën Mavrovë – Rostushë, njofton KlanM.

Një nga alternativat është që një pjesë e arinjve të transferohen në pjesë tjera të vendit.

Këtyre ditëve, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, kishte dalë në terren. Në një video të postuar në kanalin zyrtar të QMK-së në YouTube, sic percjell KlanM, ai shihet në rajonin e Radovishit për të pyetur banorët nëse janë “pro” transferimit të arinjve më malin Plaçkovica.

“Cfarë nëse arinjtë nga Maqedonia Perëndimore transferohen në malin Plaçkovica. Nëse sjellim dy – tri arinjë dhe I lëshojmë në liri. A do t`ju pengojnë?

“Sipas meje, do të pengojnë, nuk kanë me cfarë të ushqehen, për shkak se arinjtë me 2-3 kg ushqim nuk mund të ngopen. Kam dëgjuar nga pleqtë se ariu mund të hajë një dele të tërë 20-30 kilogram. Këtu nuk kemi mollë, gështenja. Cfarë do të ndodh nëse sulmon ndonjë njeri apo bagëtinë?”

Tashmë kanë kaluar mbi tri javë që nuk janë paraqitur arinjtë në rajonin e Mavrovës dhe fshatrat përreth. Nga Parku Kombëtar “Mavrova” zbatojnë aksionin për gjuajtje në ajër, për t`i frikësuar arinjtë që të mos zbresin në vendet e banuara.

Shpëtimi tjetër është që arinjtë të bien në gjumin dimëror, por moti i ngrohtë ka anuluar këtë process.

Dje, sic njofton KlanM, është mbajtur takimi i parë koordinativ në Qendrën për Menaxhim me Kriza për problemet me përballjen me arinjtë, ku të pranishëm ishin institucionet kyçe që duhet të gjejnë një zgjidhje. /KanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share