Dje (22-mars) rreth orës 16:25 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, punonjësit policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 52-vjeçari L.M. nga Gostivari, i cili ka qenë i raportuar nga ish-bashkëshortja dhe avokati i saj se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.