Prishet aparati për rrezatim – S`pranohen pacientët me kancer

VASEV: APARATI PRISHET, POR RREGULLOHET PËR DISA DITË

Me javë pacientja me kancer ne gji pret rrezatim në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Përgjigja e vetme që kanë marrë nga shërbimet është se aparati për rezatim është prishur dhe se duhet të pret deri sa të rregullohet. E për këtë shkak pacientët të cilët të duhet të trajtohen shkojnë në spitalet private për t`u rrezatuar, raporton Klan M.

Çmimi për tu mjekuar në spitalet private arrinë deri 2 mijë euro apo mbi 120 mijë denarë. Pacientit disa herë i është thënë se do ta thërrasin kur do të rregullohet aparati por deri më sot nuk ka përgjigje. Për të marrë vesh se a punon aparati për rrezatim shkuam te drejtori i klinikës. E aty na pritën dy drejtorët e njëri organizativ Nehat Nuhi dhe tjetri mjeku Nikolla Vasev.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vasev pranon se ndodh që të ndalet simulatori, pjesë e aparatit që bën rrezatimin e pacietëve por se kjo rregullohet.

“Ne jemi i vetmi institucion në Maqedoni që bën rrezatimin e pacientëve me kancer. Rrezatimin e bëjmë në mënyrë të rregullt. Ndodh ndonjëherë që të ndalet simulaltori por pastaj blehet pjesa dhe vazhdon të punojë” – deklaroi Nikolla Vasev – drejtor në klinikën universitare për radioterapi dhe Onkologji.

Vasev thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me klinikat private dhe se pacientët nuk i i dërgojnë në klinikat tjera.

“Jo nuk kemi marrëveshje me klinikat private. Përse t’i dergojmë pacientët në klinikat tjera ku në Sistinë ka një apparat ndërsa ne kemi katër aparate” – tha Nikolla Vasev.

Ndryshe numri i pacientëve të cilët trajtohen në Onkologji rritet çdo vit prej 8 deri në 12 përqind. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share