Princ Harry hap lojërat “Invictus” në Gjermani

Nën moton “Një shtëpi për respekt”, pjesëmarrëse 21 kombe

Princi Harry ,Duka i Sussex, ka hapur  edicionin e 9-të të lojërave Invictus 2023, në skenën e stadiumit Duesseldorf, të cilat për herë të parë zhvillohen në Gjermani.

Princ Harry përshëndeti audiencën dhe 21 kombe pjesëmarrëse gjatë ceremonisë së hapjes së eventit, i cili këtë vit starton  nën moton “Një shtëpi për respekt”.

Harry gjithashtu mirëpriti ekipin nigerian si një nga kombet që merr pjesë në ngjarje sportive për herë të parë, duke përmendur gruan e tij Meghan si një nga mbështetëset e tyre, e teksa zbuloi se edhe ajo është me origjinë nigeriane.

Lojërat Invictus janë një ngjarje ndërkombëtare e shumë sporteve për ushtarët e plagosur, e themeluar nga Harry në 2014. Harry shërbeu në ushtrinë britanike për dhjetë vjet, duke përfshirë dy turne në Afganistan. Pasi u largua nga detyrat e tij zyrtare mbretërore në vitin 2020, ai mbeti në mbështetësin e lojërave.

Organizatorët presin deri në 100,000 njerëz të marrin pjesë në lojëra, të cilat do të mbyllen me një fjalim të Princit Harry dhe një koncert të yllit të popit Rita Ora.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share