10 të vdekur dhe shtatë fëmijë të zhdukur pas përmbytjeve në Ukrainë

Ministri i Brendshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se 10 persona kanë vdekur dhe 42 persona janë të zhdukur, shtatë prej tyre fëmijë, pas përmbytjeve në Kherson të Ukrainës.

Sipas administratës rajonale të Khersonit, niveli i ujit ka rënë në pak më shumë se tre metra, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se përafërsisht 3 mijë e 800 shtëpi janë përfshirë në këto përmbytje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share