Prezantohet kalendari Pirelli

Kalendari i famshëm Pirelli ka prezantuar modelet, që do të jenë pjesë e fotove për vitin 2023.

Yje të modës si Bella Hadid, Cara Delevingne e Karlie Kloss janë mes modeleve të përzgjedhura nga fotografja e famshme australiane Emma Summertonpër edicionin e ri.

Kalendari titullohet “Letrat e dashurisë për muzën” dhe përmban jo vetëm foto modelesh por edhe të aktorësh, sportistësh dhe aktivistësh të famshëm për kauza të ndryshme.

Të gjithë të përzgjedhurit konsiderohen si figura frymëzuese për fushat e tyre.

Pirelli është ndër kalendarët më të famshëm në botë. Me fotografi provokuese, kryesisht të modeleve të famshme, u botua për të parën herë në 1960-ën dhe ka një përhapje të kufizuar.

Zakonisht u dhurohet klientëve të prodhuesit italian të gomave të së njëjtës markë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share