Presidentja Vjosa Osmani shtrohet në spital

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shtruar në spital për një operacion. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës për Klankosova.tv bëjnë të ditur se Osmani u hospitalizua të mërkurën dhe e ka kryer një ndërhyrje të lehtë.

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së republikës tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca”.

“Nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes së republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e mediave për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”.

Klan Kosova ka mësuar se Osmani është duke u trajtuar në një spital privat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share