Presidentja Sllovake: Pres që së shpejti të jemi bashkë në BE

ÇAPUTOVA: MBËSHTETJE PËR RMV-në NË PROCESIN EUROINTEGRUES

I përshëndes përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për afrimin drejt BE-së. Sllovakia që ka kaluar këtë process do të vazhdojë me mbështetjen e vazhdueshme. Duhen shumë përpjekje dhe guxim politik. Ky ka qenë mesazhi I Presidentes së Sllovakisë, Zuzana Çaputova, gjatë takimit me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova, në press-konferencën e përbashkët me Presidentin Pendarovski në Shkup, deklaroi se në këtë moment kriza energjetike është problemi kryesor, për cka duhet të gjenden zgjidhjet më të mira dhe më efikase për tejkalimin e saj. Ajo bëri të ditur se Sllovakia nuk do të heq dorë nga ambicjet për “tranzicion të gjelbërt”. Presidentët Pendarovski dhe Çaputova, kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha si shkenca e kultura. Presidentja sllovake vecanërisht ka përshëndetur pozicionin e RMV-së lidhur me konfliktin në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Para disa muajve, fatmirësisht, negociatat kishin filluar, kurse pres që së shpejti të jemi bashkë në BE. Ne kaluam këtë rrugë, duhen shumë përpjekje dhe guxim politik, por përmirësimi I institucioneve publike, shërbimit për qytetarët janë gjëra të rëndësishme dhe duhet të ketë progrese” – deklaroi Zuzana Çaputova

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila qëndron për vizitë dyditore në vend, në mëngjes është pritur me nderime të larta shtetërore e ushtarake. Pas takimi me Presidentin Pendarovski është mbajtur edhe një takim plenar midis delegacioneve nga dy vendet. /Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share