Presidenti Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në NATO

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ai po kërkon një anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Kjo deklaratë e tij vjen pas përpjekjeve të Vladimir Putin për të aneksuar katër rajonet ukrainase.

“Ne e kemi vërtetuar përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Po ndërmarrim një hap përfundimtar duke aplikuar për anëtarësim të shpejtë në NATO”, është mesazhi i shkrimit të Volodymyr Zelensky në rrjetin social “Telegram”.

Ndërkohë sipas BBC video-ja e fjalimit të Presidentit të Ukrainës ka filluar të shpërndahet nëpër rrjete sociale./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share