Presidenti Mattarella refuzon dorëheqjen e Kryeministrit italian Mario Draghi

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nuk e pranoi vendimin e kryeministrit Mario Draghi të shpallur në Këshillin e Ministrave.

Ky vendim erdhi pasi Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Italisë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Draghi, për shkak se nuk ka mbështetjen e partisë ‘5 Yjet’ të Giuseppe Conte, aleatit qeverisës.

“Votat e sotme në Parlament janë një fakt shumë domethënës nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj është zhdukur. Edhe kushtet për realizimin e programit nuk ekzistojnë më. Sonte do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës. Pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”, deklaroi Kryeministrit Draghi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-kreu i Bankës Qëndrore Europiane udhëhoqi një qeveri uniteti që nga Shkurti i vitit 2021./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share