Presidenti i Bjellorusisë: Ne do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar së fundmi se vendi i tij mbështet plotësisht Rusinë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë.

Teksa foli në një ceremoi që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike, Lukashenko tha se janë krituar se është i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë teksa ka shtuar se pavarësisht kësaj, do të mbeten bashkë me Rusinë.

“Ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë. Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një marrëdhënie kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Ne do të jemi gjithmonë bashkë me Rusinë vëllazërore”, u shpreh Lukashenko./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share