Presidenti Biden rrëzohet sërish, Trump: Shpresoj të jetë mirë!

Teksa përfundoi fjalimin e tij në një ceremoni diplomimi të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado, presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua në podium.

Videot tregojnë momentin ku presidenti amerikan shpërndan diplomat për anëtarët e Forcave Ajrore të SHBA-së dhe teksa kërkon të dalë pengohet dhe bie në skenë. Biden u ndihmua nga zyrtarët e Forcave Ajrore dhe u çua shumë shpejt në këmbë duke e marrë me sportivitet incidentin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklaruan se Biden nuk pësoi asnjë lëndim dhe është në gjendje të mirë fizike, por rrëzimi i tij erdhi pasi u pengua në një thes me rërë. Ky incident nuk është lënë pa komentuar edhe nga ish presidenti amerikan Donald Trump i cili ka deklaruar se shpresonte që presidenti Biden të mos ishte lënduar.

Mjekët e deklaruan Biden është të shëndetshëm dhe të aftë për të kryer detyrën e tij duke vënë në dukje se presidenti amerikan ndjek një regjim shumë të mirë. Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan rrëzohet gjatë eventeve ku ai është i pranishëm. Në Qershorin e vitit të kaluar ai u rrëzua nga biçikleta. Po ashtu edhe në vitin 2021, ra nga shkallët e një avioni teksa po i ngjiste ato.

Gjendja shëndetësore e presidentit amerikan ka ngritur dyshime edhe nga demokratët të cilët kanë deklaruar se ai është shumë i vjetër për të marrë një tjetër mandat. Kohët e fundit fokusi është kthyer në rrëzimet e shpeshta për të cilat kritikët e tij republikanë duke përfshirë Trump janë shprehur se janë dëshmi se ai është shumë i vjetër për këtë punë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share