Presidenti Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara David Wisner

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, z. David Wisner.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share