Presidenti austriak: E kuptoj frustracionin tuaj, por mos i dramatizoni ndryshimet Kushtetuese

PENDAROVSKI: SHUMICA PREJ DY TË TRETAVE TË SIGUROHET PËRMES DIALOGUT TË SINQERTË

Presidenti austriak, Aleksander van der Belen, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Shkup, porositi sot se vendi duhet të shfrytëzojë momentumin, të zbatojë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. I pyetur nëse, Austria do t’i bashkangjitet diplomacisë evropiane për bindjen e bllokut maqedonas opozitar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ai dha përgjigje precize, megjithatë theksoi se, hapi i ardhshëm që është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, nuk duhet të dramatizohet.

“Kam mirëkuptim për frustracionin që është prezent në lidhje me negociatat me Unionin, por për këtë është e rëndësishme të shfrytëzohet ky momentum dhe interesi i përforcuar i Bashkimit Evropian, që të mos humbet kohë shtesë. Jemi të bindur se, do të arrini të bëni ndryshimet e Kushtetutës dhe më pas, sipas planit, të rrjedhë procesi i anëtarësimit në BE, ndërsa Austria do t’ju mbështesë tërësisht në atë rrugë. Shpresoj se, ky hap i ardhshëm do të realizohet së shpejti. Hapi i ardhshëm tani, sipas meje, nuk do të duhej të dramatizohet” – tha Aleksander Va Nder Belen, president i Austrisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, presidenti Stevo Pendorovski, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se nëse vendi deri në fund të nëntorit nuk e përmbush obligimin që ndërmori Maqedonia e Veriut me miratimin e kornizës negociuese, atëherë sërish do të bllokohet sërish rruga evropiane, por këtë herë me vendim personal.

“Nuk do të doja të shohë çfarë do lloje qasje tjetër në sigurimin e atyre dy të tretave në Kuvend. Ju siguroj se, nëse hyjmë me qëllim të sinqertë që të merremi vesh, atëherë argumentet janë në anën tonë, përfshirë edhe mua, se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën tonë është gjë e mirë dhe në asnjë mënyrë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë dhe as rrugën evropiane” – tha Stevo Pendarovski.

Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, presidenti austriak ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share