Prej nesër nuk do të pranohen në kopshte të gjithë fëmijët të cilët janë vaksinuar ose janë të pavaksinuar plotësisht me vaksinën Di-Te-Per.
Inspektorët shëndetësorë do të nisin me kontrolle të jashtëzakonshme, ndërsa ndalimi dhe kontrolli vlen edhe për kopshtet private.
Nga Inspektorati përkatës njoftojnë se nga të punësuarit e institucioneve parashkollore do të kërkohet edhe përgatitja e listave me emrat e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar.
Kontrollet e jashtëzakonshme të Inspektoratit shëndetësor vijnë pas rekomandimit të Komisionit për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive dhe vendimit të ministrit të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së epidemisë së PERTUSISIT.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 01 deri më 07 mars, janë raportuar 50 raste të reja me Kollin e Keq, prej të cilave 43 tre janë në Shkup, 3 në Tetovë dhe nga një rast në Koçan, Kavadar, Kumanovë dhe Manastir. Që nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar gjithsej 173 raste me Kollin e Keq.