Postecoglou në stolin e Tottenham, Spurs konfirmon trajnerin e ri

Tottenham ka konfirmuar Ange Postecoglou në detyrën e trajnerit të ri të ekipit.

Tekniku i Celtic bëhet australiani i parë që drejton një klub të Premier Ligës.

Spurs lajmëroi arritjen e akordit me një njoftim në Twitter: “Ne jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Ange Postekoglou si trajneri ynë i ri për katër vitet e ardhshme.”

Që pas largimit të Antonio Kontes në Mars, Tottenham ka qenë në kërkim të një emri të ri për stolin. Anglezët kishin shprehur interesim për trajnerin e Feyenoord-it Arne Slot, por transferimi nuk u krye pasi holandezi vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me klubin holandez.

Vëmendja u kthye tek australiani, i cili ka arritur suksese në dy sezonet e fundit te skuadra e Celtic.

Kur ai mori detyrën e ekipit nga Glasgow, të shumtë ishin skeptikët, nisur nga fakti se 57 vjeçari nuk kishte eksperiencë në futbollin europian, duke qenë se ka punuar në Japoni dhe Australi në pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Por Postecoglou bëri të heshtin dyshuesit, duke fituar pesë nga gjashtë trofetë vendas dhe duke bërë që skuadra e tij të luante një futboll tërheqës, e duke bërë goditjet e duhura në merkato.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share