Post festum i ndeshjeve të javës së dytë në Ligën e parë, ka befasi dhe zhgënjime

Dy skuadrat me pike maksimale në dy ndeshjet e para paralajmërojnë befasi në kampionatiun e ri. Ndërsa tre ekipet debutuese në elitën e futbollit Vardari, Gostivari dhe Voska Sport Akoma nuk mund të kapin ritmin me ekipet tjera. Brengos disipina e lojtarëve.

Java e dytë e kampionatit në Ligën e pare të futbollit vendor nxorri në sipërfaqe ekipete të cilat kanë pretendime për të arritur objektivat e tyre, por edhe atyre ekipeve të cilat kanë bërë përgatije jo cilësore dhe përforcime jo adekuate apo të vonuara. Në dy xhirot e para është skuadra e Tikveshit nga Kavadari që ka fituar pikët maksimale edhe ate një fitore si vendase dhe tjera në transferë kundër Gostivarit 3-0.

Fitorja e Shkupit në përballje më Vardarin jepë shpresa se ekipi ngfa Çairi në këtë kampionat do të jetë njëra nga tre-katër ekipet që do lufojnë pjesë e epërme të tabelës. Vardari përkundër përkrahjes së tifozëve akoma është largë formës së duhur.

Akademija Brera kundër Voska Sport shënoi fitore të sigurtë 2-0 dhe kështu paralajmëron pretendimet për kreun e tabelës.

Çka të thuhet për Rabotniçkin, Sileksin dhe Bregallnicën ekipe të cilat në cilësinë e vendasit shënojnë fitore ndërsa si mysafirë pësojnë humbje. Kjo do të thotë se ekipet nuk janë ekipe stabile.

Tre skuadrat debutuese në Ligën e Parë , Vardari, Voska Sport dhe Gostivari si duket Akoma nuk mund të gjejnë veten me ekipet që kanë më tepër përvojë pasi kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme në dyja deshjet e para të kampionatit.

Brengos fakti se edhe në xhiron e dytë discipina e futbollitëve nuk ishte në nivelin e duhur përçka arbitrat kanë ndëshkuar katër futbollist me kartonë të kuq si Stojan Petkovskin e Tikveshit, Riste Temelkov të Makedonija Gj.P, Filip Stojçeski i Bregallnicës dhe Dinio Alomeroviq i Rabotniçkit. Shkaku i obligimeve të ekipit Struga Trim Lum në garat e Konferencë Liga ndeshja me Shkëndijën do të zhvillohet më 30 gusht.

Në xhiron e tretë. Më 20 gusht, me fillim në ora 17:00, takohen: Voska Sport – Vardari,Tikveshi – Shkëndija, Bregallnica – Gostivari, Rabotniçki – Makedonija Gj.P, Shkupi – Sileksi. Ndeshja Struga Trim Lum – AK Brera zhvillohet më 21 gusht (e hën). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share