Polonia sot i mbanë zgjedhjet nacionale

Polonia është duke i mbajtur zgjedhjet këtë të diel, rezultatet e të cilave mund të kenë pasoja të mëdha për drejtimin e vendit, balancën e fuqisë në Bashkimin Evropian dhe të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Partia  në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”, e cila është në mosmarrëveshje me BE-në gjatë tetë, po kërkon edhe fitore të tretë – një arritje e paprecedentë që kur Polonia rifitoi pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik.

“Ligj dhe Drejtësi”, e njohur me akronimin polak PiS, po përballet në një garë të ngushtë kundër një opozite të bashkuar të udhëhequr nga ish-kryeministri polak dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PiS është akuzuar nga BE-ja dhe figurat e opozitës polake për shpërbërjen e institucioneve demokratike të Polonisë gjatë kohës së saj në pushtet. PiS thuhet se ka një kontroll të madh në gjyqësor, mediat publike dhe organet kulturore, si dhe ka një qëndrim të ashpër kundër aksesit ndaj abortit dhe të drejtave LGBTQ+.

Inflacioni i lartë dhe siguria e kufijve të Polonisë kanë qenë në mendjen e votuesve gjatë fushatës. Zhvillimet do të ndiqen nga afër në Kiev, pas një periudhe të tensionuar ku marrëdhëniet mes dy aleatëve të ngushtë u përkeqësuan.

Polonia ka qenë partnere vendimtare e Ukrainës, por Varshava kishte kritika ndaj qeverisë së Ukrainës gjatë një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit ukrainas.

Votuesit po zgjedhin anëtarët e dy dhomave të parlamentit të Polonisë me 231 vende, të dyja të nevojshme që një parti të marrë pushtetin plotësisht.

Nëse votimi i së dielës nuk rezulton me një shumicë votash, dy blloqet e mëdha do të kërkojnë të hyjnë në një koalicion ose marrëveshje joformale që do t’i lejojë ata të qeverisin.

Qendrat e votimit mbyllen në Poloni në orën 21:00 të dielën, rezultatet që pritet të bëhen të ditura gjatë natës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share