Polonia nuk do të heqë embargon ndaj importeve të grurit ukrainas

Polonia nuk do të heqë embargon e saj ndaj importeve të grurit ukrainas, sepse kjo do të dëmtonte fermerët polakë, tha kryeministri, raporton Skynews, transmeton  Klan Kosova.

“Polonia nuk do të lejojë që gruri i Ukrainës të na përmbyt”, shkroi Mateusz Morawiecki në platformën X.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, në marrëveshje me BE-në, vendosën një embargo ndaj produkteve të Ukrainës nga prilli deri më 15 shtator për të parandaluar një tepricë në tregjet e tyre vendase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Polonia i ka dhënë Ukrainës fqinje ndihmë ushtarake dhe humanitare gjatë rrjedhës së luftës, por pas protestave të fermerëve, ministrat kanë qenë të vendosur në ndalimin e importeve të produkteve bujqësore ukrainase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share