Hamasi: Nuk lirojmë më pengje derisa Izraeli t’i japë fund luftës

Hamasi ka deklaruar se grupet palestineze kanë kundërshtuar mundësinë e lirimeve të pengjeve derisa Izraeli të pranojë t’i japë fund luftës në Gaza. Kjo deklaratë erdhi ndërsa vazhdojnë bisedimet në Kajro për arritjen e një armëpushimi të ri në luftë.

Nga ana tjetër, Izraeli ka refuzuar në mënyrë të përsëritur një armëpushim të përhershëm teksa ministri izraelit i sigurisë kombëtare ka thënë se përfundimi i luftës përpara se Hamasi të mposhtet do të përbënte një dështim.

Më shumë se 240 pengje izraelite u kapën gjatë sulmeve të Hamasit të 7 Tetorit, ndërkohë që më shumë se 100 prej tyre janë liruar në një armëpushim të mëparshëm në Nëntor. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë përsëri një votim për armëpushime urgjent humanitare në Gaza, pasi votimi i mëparshëm u shty të mërkurën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në zemër të qytetit të Gazës me hyrje të lidhura me shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit. Të mërkurën, qeveria e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se 20,000 njerëz ishin vrarë atje që kur Izraeli nisi kundërsulmet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share