Politikë e jashtme 100% si e BE-së

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali Zi dhe Kosova themelojnë “Quad”

Aleaët e BE-së dhe të NATO-s në Ballkanin Perëndimor bënë një hap para dhe vendosën të themelojnë në Shkup nismën e re rajonale,“Quad” me synim, harmonizimin 100% të politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së

Ky vendim i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi për hamonizim me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së vjen në dritën e një realiteti të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe pasojave ekonomike të shkaktuara nga pushtimi rus I Ukrainës.

Bie në sy mungesa e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dy vende që ende nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mikpritës i takimit, secili prej këtyre vendeve, ka dëshmuar se është partner i besueshëm i NATO-s dhe i BE-së.

Sipas Osmanit, qëllimi I përbashkët strategjik I të gjitha vendeve të cilat kanë arritur harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të siguriswë së me BE-në është integrimi i plotë në BE.

GAZETAR: LEFTION PEERISTERI

PAMJET: KLAN NEWS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share