Një ushtar i Ugandës dhe njëherësh truproja e Ministrit të Shtetit të Ugandës për Punën, Punësimin dhe Marrëdhëniet Industriale, Charles Okello Engola ka qëlluar për vdekje politikanin në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës.
Pasi kreu krimin, ushtari qëlloi për vdekje veten. Para se të qëllonte veten, disa dëshmitarë okularë thanë se ushtari lëvizte nëpër lagje duke qëlluar në ajër.
Kolonel Engola, një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes.
Kryetari i parlamentit të Ugandës, Anita Among konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.
“Këtë mëngjes mora një lajm të trishtuar se Hon Engola është qëlluar nga truproja e tij dhe më pas ka qëlluar veten. I preftë shpirti në paqe. Ky ishte plani i Zotit. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë,” u tha Anita Among para deputetëve./tvklan.al