Myslimanët në Lindjen e Mesme festojnë Kurban Bajramin

Kriza ekonomike në disa vende ka lënë në hije festimet

Myslimanët në Lindjen e Mesme festuan Kurban Bajramin mes shqetësimeve për kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjenden. Këtë vit njerëzit në shumë vende arabe thonë se çmimet më të larta e kanë bërë të pamundur blerjen e një dele ose dhie, e cila sakrifikohet në këtë festë.

Në Liban, krizat ekonomike trevjeçare e vendit ka shkaktuar rritjen e varfërisë në mesin e qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ku është atmosfera e Bajramit? Shumica e njerëzve nuk kanë sjellë asgjë në familjet e tyre, a shihni ndonjë shtëpi që ka ëmbëlsira? Nga 500 shtëpi, mund të gjesh një të vetme që ka ëmbëlsira.”

Në Egjipt, qindra besimtarë u mblodhën në xhaminë Amr Ibn al-A të Kajros për namazin e Bajramit herët në mëngjes, me fëmijët që mbanin tullumbace dhe ëmbëlsira.

“Bajrami i këtij viti është i mirë pavarësisht kushteve ekonomike në të cilat po jetojmë dhe rritjes së rasteve të koronavirusit. Nuk prisja të shihja kaq shumë njerëz”.

Në Bagdad, Mohammed Ibrahim, një student i drejtësisë, shpreson se ky Bajram do të sjellë gjithashtu një qeveri të re në pushtet.

“Ka kaluar një kohë e gjatë, gati nëntë muaj dhe qeveria nuk është formuar deri më tani për shkak të këtyre kushteve të vështira. Lusim Zotin që të na bekojë me një qeveri që do të marrë parasysh kërkesat e rinisë”.

Ndërsa në Afganistan disa qytetarë  ishin të kënaqur që situata e sigurisë në vend ishte stabilizuar pas trazirave gjatë dy viteve të fundit, por u ankuan për rritjen e çmimeve të mallrave.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share