Policia në rajonin e Pollogut, ka zbuluar parcela me kanabis

MInistria e Punëve të Brendshme njoftonë se dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në arë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 kërcell “kanabis”. Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur në komisariat pak më vonë. Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë ngritur për ekspertizë.

Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur.

Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një arë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 130 deri në 150 kërcell “kanabis”. Në stacionin policor është thirrur pronari i arës, A.N.(56) nga Negotina, janë ngritur disa rrënjë të bimës për ekspertizë, ndërsa të tjerët janë asgjësuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share