Arrestohen tre persona në Tetovë | Tek dy u gjet drogë, i treti sulmoi policin

Tre persona janë arrestuar në Sllatinë të Tetovës, pasi tek dy prej tyre u gjet marihuanë, ndërsa i treti sulmoi njërin nga policët që po kryenin detyrën. Siç thonë nga policia, tek personi i tretë është gjetur edhe një thikë. Të tre janë mbajtur në stacionin policor për proceudrat e mëtejshme, ndërsa pas zbardhjes së plotë do të ngrihet padi përkatëse, përcjell Klan Maqedoni.

“Me datë 22.12.2022 në ora 21:40 në rrugën ‘Todor Cipovski-Merjan’ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.S (33) dhe J.I (38), të dy nga Sllatina e Tetovës, për shkak se i është gjetur marihuanë. Në të njëjtin vend, gjatë marrjes së masave, në orën 21:55 është privuar nga liria edhe D.S (30) nga Tetova pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Në të njëjtën kohë, atij iu gjet një thikë. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share