Policia në aksion, sekuestrohen rreth 1.700 mjete piroteknike në Maqedoni

Më datë 14.12.2023 në ora 18:50, në rrugën “Gjorgji Abadjiev” në Prilep, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Manastir – DPB Prilep, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale kanë ndaluar S.B. (51) nga Prilepi.

Në vendin e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1.620 copë mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit do të ngirtet kallëzim përkatës.

Po ashtu, me datë 14.12.2023, zyrtarë policorë nga SPB Manastir në rrugën A-3 Manastir – Prilep në afërsi të një pompe të benzinës, gjatë kontrollit të D.T.(25) nga Manastiri, janë gjetur mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit do të ngitet kallëzim përkatës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share