Alarmet për ”bomba” cënojnë arsimin – paralajmërohen masa

SHAQIRI: QEVERIA TË SHQYRTOJË PROPOZIM TËR RI PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

Sërish të rreme kanë rezultuar alarmet e sotme për “bomba” në 30 shkollat e Shkupit – ka njoftuar MPB-ja, sic percjell KlanM, pas masave të ndërmarra nga ekipet anti-terroriste në terren.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, njofton se dikasteri që drejtohet nga ai së bashku me institucionet e tjera po analizojnë raportimet masive për bomba në shkolla  njëkohësisht edhe problemet me platformën e mësimdhënies online për të dhënë rekomandime të reja. Sipas Shaqirit, sic njofton KlanM, një vendim i tillë që nxënësit të mësojnë onlinë është vështirë të merret.

 “Prandaj them se vendimi për mësim të plotë online nuk është i lehtë për momentin pasi nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë në qytetet e tjera dhe në shkollat e tjera fillore. Nëse ky është qëllimi i atyre që raportojnë bombat, nuk mendoj se do të merret kaq lehtë një vendim i tillë” – deklaroi Jeton Shaqiri

Matura shtetërore do të mbahet, siguron Ministri Shaqiri duke  potencuar se nga aspekti i sigurisë është formuar grup pune që shqyrton të gjitha hapat që për shkak të alarmeve për “bomba”, të mos cënohet provimi i maturës.

“Sa i përket maturës shtetërore, Qendra e Provimeve Shtetërore ndërmerr të gjitha hapat e tjerë për organizimin e suksesshëm të provimit të maturës shtetërore. Matura do të organizohet” – deklaroi Shaqiri.

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, sic percjell KlanM, arsimi është në kolaps kurse fëmijët paguajnë çmimin e paaftësisë së Qeverisë. Kërkojnë që shkollat të sigurohen kurse të kompensohen orët e humbura mësimore.

“Ftojmë MPB-në ta bëjë punën dhe 24 orë t`i sigurojë shkollat dhe të mos fshehen me deklarata se jemi në luftë hibride. Ftojmë MASH-in urgjentisht të gjejnë mënyra, që derisa ka edhe pak kohë, të kompenzohen orët e humbura”  – tha Vesna Janevska, VMRO-DPMNE.

Javën e kaluar, por edhe gjatë kësaj jave, nxënësit e ndërrimit të parë të shkollave që kanë qenë cak i denoncimeve për “bomba”, ishin të obliguar që brenda një ore, nga shtëpitë e tyre, të kyçen në mësimin – online përmes aplikacionit TIMS, që sic njofton KlanM, ishte shfrytëzuar për mësim nga distanca edhe gjatë pandemisë me COVID-19.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share