Në qendër të vëmendjes është Universiteti Emory në Atlanta, ku sot në mëngjes, një grup aktivistësh vendosën tendat e tyre si formë proteste. Forcat e rendit intervenuan në vendngjarje, dhe sipas dëshmitarëve, u përdorën metoda të ashpra për të shpërndarë turmën, përfshirë sprej piper dhe mjete kontrolli jo-letale.
Protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për çështjen palestineze dhe njëkohësisht shfaqën kundërshtimin ndaj një projekti kontrovers për ndërtimin e një qendre trajnimi për policinë në Atlanta, i cili është etiketuar si “Cop City” nga ata që e kundërshtojnë.
Presidenti i Universitetit Emory, Gregory L Fenves, reagoi ndaj ngjarjeve duke theksuar se shumica e protestuesve nuk kanë lidhje direkte me institucionin dhe se veprimet e tyre po shkaktojnë trazira në kohën kur studentët janë duke u përgatitur për provimet përfundimtare, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.
Burime nga vendngjarja raportojnë se në mesin e të arrestuarve nga policia janë edhe disa studentë dhe pedagogë të universitetit. Numri i saktë i të arrestuarve mbetet i paqartë.