Nga tërmeti në Turqi janë shkatërruar mbi 300 përmendore kulturore

Në tërmetin që goditi Turqinë më 6 shkurt, u shkatërruan më shumë se 60 monumente dhe 300 përmendore kulturore.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet në provincën Hataj. Në kohët e lashta, qyteti Antakia ishte një nga qytetet më të mëdha në botë dhe qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Romake.

Përveç krizës së madhe humanitare dhe vuajtjeve të mijëra njerëzve, në Antakia po bëhen përpjekje për të shpëtuar mbetjet e trashëgimisë mijëravjeçare të feve dhe kulturave më të mëdha botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në tërmetin katastrofal në Turqi, sipas të dhënave të sotme kanë humbur jetën 45.089 persona, ndërsa në atë vend janë prekur mbi 13 milionë njerëz.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share