Policia me aksion në disa objekte hotelierike në Tetovë

Gjatë natës (05/06 gusht) në periudhën nga ora 24:00 deri në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në disa objekte hotelierike në  Tetovë. Gjatë kontrollit dy të mitur janë gjetur pas mesnate në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria”.

Të miturit iu dorëzuan prindërve të tyre dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj personit juridik dhe përgjegjës do të vijojnë parashtresat përkatëse” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share