“Policia ka nevojë për ne!”, Kuvendi i Kosovës ‘shpërthen’ në duartrokitje. Kurti emocionohet

Këtë të Premte po mbahet seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ku në fokus janë ngjarjet që po zhvillohen në veri të vendit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Albin Kurti theksoi mbështetjen e qeverisë e popullit të Kosovës për Policinë e Shtetit. Kjo theksoi ai sepse ata janë në vijë fronti me grupet kriminale serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Teksa kërkoi dhe aprovim nga të pranishmit në Kuvend për t’i dhënë mbështetjen e duhur forcave policore, pati si përgjigjie një duartrokitje të gjatë e cila duket se e emocionoi Kurtin.

Albin Kurti: Ne i kemi pa numër, dëshmi, evidencë materiale për lidhjet e grupeve kriminale me Serbinë. Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR, janë arrestuar Nebojsha Elezoviç i cili e ka shoqëruar Goran Rakiçin gjatë udhëtimit të tij në Beograd më datë 23 Mars 2022 për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë. Radosh Mitroviç dhe Milentjeviç, këta janë arrestuar. Më 31 Maj, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, Ivan Sekuliç dhe Sinisha Jevtiç. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartelë të veteranëve të luftës dhe Akademisë për Sigurinë serbe, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, spray të ndryshme, sfera metalike dhe një çekiq. A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë?!

Me milici fashiste! Dhe për këtë përballje, policisë së Kosovës i duhet qeveria e Republikës së Kosovës, e ka! Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, e ka! Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje!

(Duartrokitje e gjatë në sallën e Kuvendit)

Albin Kurti: Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronit me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve!/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share