Flamuri shqiptar valëvitet në Tokio

Flamuri shqiptar valëvitet në rrugët e Tokios. Kjo si pasojë e vizitës së një delegacioni të qeverisë shqiptare në Japoni që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Është ky i fundit që ka shpërndarë disa foto teksa flamuri shqiptar krahas atij japonez valëvitet në Tokio.

Kujtojmë që Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni nga sot (21 Shkurt) deri më 25 Shkurt. Kjo në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Japoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më herët gjatë ditës, Rama njoftoi se është takuar me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share