FRONTEX-i DO TË MBROJË SIGURINË DHE KUFIJTË E RMV-së
111 polic prej 13 shteteve anëtare të BE-së do ti asistojnë policisë së Maqedonisë së Veriut për ta kontrolluar kufirin me fqinjin jugor, Greqinë. Qëllimi i këtij misioni, sic njofton KlanM, është që të parandalojë kalimin ilegal të emigrantëve, trafikimin njerëzor si dhe terrorizmin.
”Policët që do të punojnë në Maqedoninë e veriut, do të punojnë nën kontroll të autoriteteve të Maqedonisë. Në situata kur duhet asistencë të shtuar operative, FRONTEX ka të drejtë të nis operacion në shtetet fqinjë të Bashkimit Evropian, por kjo është e mundur vetëm me nënshkrimin e marrëveshjes mes BE-së dhe shtetin që nuk është anëtarë. Në tetor të 2022 u nënshkrua kjo marrëveshje dhe hyri në fuqi më 1 prill të këtij viti. Policët e FRONTEXit në çdo operacion duhet që gjithmonë të bashkëpunojnë me policët vendor dhe duke përcjellë instruksionet e tyre e duke respektuar ligjet nacionale” – tha Hans Lajtens, drejtor ekzekutiv i FRONTEX.
Secili ekip i FRONTEX do të jetë i shoqëruar nga një polic i MPB-së, e nëse duhet të përdoret forcë, kjo do të bëhet sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM.
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski edhe një herë e theksoi faktin se marrëveshja është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase, si qëllim për t`i heshtur kritikat që pasuan pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë, e kur opozita akuzonte se është pranuar se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare.
E sipas tij, sic percjell KlanM, kjo është pikënisje e ngritjes së standardit në policinë kufitare dhe arritjen në standardet evropiane.
”Vlera më e madhe e operacionit tonë të përbashkët është ndërtimi i besimit dhe respektit të ndërsjellët si dhe zbatimi i mëtutjeshëm i standardëve evropiane të policisë kufitare” – tha Oliver Spasovski.
Sipas Spasovskit, numrat flasin që Maqedonia e Veriut po përballët në mënyrën më të mirë të duhur me migracion ilegal. Megjithatë, sic percjell KlanM, Lajtens theksoi se ky mision nuk do të thotë se veprimet ilegale në kufij do të ndalen tërësish. Në ngjarjen e organizuar nga Qeveria në kazermën Gjorçe Petrov ishin prezent pothuajse i gjithë kabineti Qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për rëndësinë e kësaj marrëveshje për afirmimin edhe një herë të gjuhës maqedonase, i iu kërkoi të gjithëve që protestuan kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, t`i kërkojnë falje Zëvendëskryeministrit, Bojan Mariçiq.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, sic njofton KlanM, misioni do të zgjat deri më 24 janar të vitit të ardhshëm, por ekziston mundësia që të vazhdohet. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu