Policët e Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut, njofton Daçiq

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, ka takuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski, në pikën kufitare Preshevë-Tabanovc. Kjo vizitë ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mirë policor mes dy vendeve.

Daçiq theksoi se lufta kundër migrimit të parregullt, krimit dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimi në situata emergjente, janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Korridori 10, një nga rrugët kryesore, lejon kalimin e një numri të madh shtetasish vendas dhe të huaj.

“Jemi në këtë vend ku ka një vendkalim të integruar kufitar, që është një tregues se sa shumë kemi nevojë për bashkëpunim të mirë policor mes vendeve tona. Qëllimi i të gjitha aktiviteteve, kur bëhet fjalë për policinë kufitare, është që qytetarët të kalojnë kufirin shtetëror sa më të thjeshtë”, tha ministri Daçiq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share