Ekipet e shpëtimit në Adijaman – kërkojmë me kamera, dëgjohen zëra

SAITI: TURQIA KËRKON TENDA, BATANIJE DHE MJETE PËR NGROHJE

Pesë ditë pas tërmeteve të fuqishme në Turqi, ekipet e shpëtimit nga vendi vazhdojnë të kërkojnë zërin e të mbijetuarve nën rrënoja. Ivica Naumovski, i cili i udhëheq 70 shpëtimtarët nga Maqedonia e Veriut, në Klan Debatin e mbrëmshëm ka theksuar se ndihmojnë në qytetin Adijaman, ku dëmi është shumë i madh. Shteti turk kërkon ndihmë konkrete – tenda, batanije dhe mjete për ngrohje, por insiston që të jenë të reja, gjë të cilës do t’i përmbahet Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut, thotë Sait Saiti, sekretari i përgjithshëm i organizatës.

Operacioni i shpëtimit në Turqinë qendrore zhvillohet paralelisht me operacionin e akomodimit të miliona njerëzve të cilët janë pa kulm mbi kokë. Netët janë jashtëzakonisht të ftohta në qytetin Adijaman, me temperaturë -10 gradë, thotë Ivica Naumovski nga ekipi i shpëtimit i Maqedonisë së Veriut, megjithatë nën rrënoja ndonjëherë dëgjohen zëra.

“Po, është e vërtetë, në lokacionin e fundit kemi dëgjuar zëra derisa kemi kontrolluar me kamerë për kërkim të thellë të objekteve. U dakorduam me kolegët tanë nga mbrojtja civile e Turqisë të vazhdojnë me mënjanimin e rrënojave që të mundemi më vonë, sonte, sërish të dalim në lokacionin e njëjtë dhe të provojmë ta shpëtojmë njeriun që është i robëruar nën rrënoja” – tha Ivica Naumovski, shpëtimtar.

Kryqi i Ku qi Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, deri më tani ka grumbulluar rreth 400 mijë euro ndihmë për viktimat. Kur bëhet fjalë për ndihmë materiale, shteti turk ka kërkesa konkrete.

“Më të nevojshme janë tenda, batanije, thasë për fjetje dhe mjete për ngrohje, ky është prioriteti që ata e kërkojnë, por të jetë e re dhe e papërdorur, flasim për gjëra të reja. Ka kufizime, sepse gjërat që i dërgojmë në formë të ndihmës humanitare duhet të plotësojnë standarde. Atë që e bëjnë në shesh, në Çarshi dhe disa pika të tjera, Kryqi i Kuq nuk e mbështet, sepse nuk është sipas standardit, nuk mund të eksportohet. Veshjet e përdorura nuk mund të deklarohen në kufi” – tha Sait Saiti, kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut.

Kryqi i Kuq prej sot do të publikojë listën e pikave për grumbullimin e ndihmës sipës kërkesës së Ankarasë, edhe pse tashmë ka reagime në opinion se edhe mbulesat dhe veshjet e përdorura mund t’u ndihmojnë njerëzve të cilët pas goditjes mbetën pa asgjë. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share