Pogradec: Lëndohen në aksident babë e bir

Një aksident me dy të plagosur ndodhi këtë të diel në Pogradec. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leshnicë. Në aksident u përshinë dy makina dhe të plagosur mbetën babai dhe djali i tij i mitur, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Burime për gazetaren nga spitali i Pogradecit thanë se, si babai dhe fëmija nuk paraqesin probleme për jetën. Ndërkohë, policia bën me dije se të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur njëri ka goditur nga pas mjetin tjetër, ku udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre i mitur.

Autoritetet thonë se vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share